Top News – Bashkëshorti i Kamalas/ I pari `zotëri i dytë` në histori
16/11/2020 21:27

Zevendespresidentja e zgjedhur Kamala Harris pritet të hyjë në historinë e Shteteve të Bashkuara si gruaja e parë që merr këtë pozitë. Kjo nënkupton se bashkwshorti i Doug Emhoff, do të bëhet “zotëria I dyte“, i pari burrë që merr këtë epitet në Shtëpinë e Bardhë.Bashkëshorti i nënpresidentes së zgjedhur do të hyjë në histori, duke u bërë i pari bashkëshort, që do të njihet si “zotëria i dytë” në Shtëpinë e Bardhë. Ky është hap i madh drejt arritjes së barazisë gjinore, thotë Sarah Rowley nga Universiteti DePaw, ndërsa tregon se mbetet ende shumë për t’u bërë.“Kjo pasqyron arritjet pas sfidash prej disa dekadash në rolet gjinore. Por gjithashtu tregon se sa larg duhet të shkojmë ende për të arritur barazi gjinore duke pasur parasysh faktin se kjo është hera e parë që kemi këtë situatë - 232 vite pas zgjedhjeve të para presidenciale, 100 vjet pas amendamentit të 19-të dhe 36 vjet pas hyrjes së një gruaje në një parti të madhe dhe në dyshen për president dhe nënpresident”, tha Rowley. Emhoff vjen me shumë risi thotë Matthew Schmidt nga Universiteti New Haven.“Zoti Emhoff po e lë punën, gjë që e kanë bërë të gjitha zonjat e para dhe të dyta. Mendoj se është me rëndësi që Jill Biden nuk po e lë punën. Emhoff nuk është i krishter. Ai është një hebre dhe kjo është diçka e re. “ thotë Schmidt, I cituar nga VOA. Harris dhe zoti Emhoff u takuan në 2013 dhe u martuan pas një viti. Kjo është martesa e parë e Harris dhe e dyta për Emhoff.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20