Top News – Banda me 9 milionë euro/ Bruksel, shqiptarët ranë në kurth
17/12/2020 21:33

Shtatëmbëdhjetë persona u arrestuan gjatë 11 kontrolleve shtëpiake të martën dhe të mërkurën në disa rajone të Brukselit. Nëntë të dyshuar u paraqitën përpara gjykatësit hetues, ndërsa të tjerët e arrestuar do të paraqiten në gjykatë javën tjetër. Bëhet fjalë për shtatë shqiptarë, një letonez dhe një gjerman, të gjithë nga 24 deri në 35 vjeç. Personat e arrestuar dyshohen të kenë një rol të rëndësishëm organizues në tërësi dhe janë ndihmuar nga persona të tjerë për trafikun. Të arrestuarit përfshijnë gjithashtu persona me reputacion të lartë në bandat ndërkombëtare të drogës. Ata kishin rënë në gjurmët e policisë kur filloi hetimi nga prokurori publik rreth një vit më parë. Ata kishin marrë informacion nga autoritetet gjermane rreth një grupi kriminal shqiptarësh. Hetimi tregoi se kjo organizatë ishte në gjendje të transportonte kokainë nga vende të ndryshme në Amerikën e Jugut,” tha zyra e prokurorit. Në Evropë, droga mbërriti në porte të ndryshme. Për shembull, gjatë hetimit, sasi kokaine u sekuestruan në tre porte evropiane. 57 kilogramë u kapën në Antëerp, 50 kilogramë në Vlissingen në Holandë dhe 80 kilogramë të tjerë në Civitavecchia në veri të Romës. Të gjitha për një vlerë totale të rrugës prej më shumë se 9 milion euro. Banda përdorte kryesisht kontejnerë me fruta për të transportuar lëndën narkotike. Fakti që kufijtë kombëtarë nuk e ndaluan bandën e bëri shumë më të vështirë për policinë që të zbulonte njerëzit kryesor të trafikut. “Krerët e kësaj organizate përdorën plotësisht kufijtë kombëtarë të vendeve të ndryshme evropiane si një kundër-strategji për t’u përpjekur të qëndrojnë larg radarit të policisë dhe gjyqësorit,” thotë Aerts. “Gjatë hetimit, forcat e policisë belge ishin në kontakt të ngushtë me forcat e policisë gjermane, holandeze, shqiptare dhe italiane.” Hetuesit sekuestruan edhe 220 mijë dollarë dhe 22 mijë e 600 euro, ndërsa nën cilësinë e provës materiale u sekustrua një amë zjarri dhe disa automtjete.

Top News- Sulmi i Izraelit në Katar/ Trump i pakënaqur- U njoftuam shumë vonë
10/09 09:51
Top Channel/ Tërmet në Greqi, dridhen kamerat në studio: Kalon në “shok” trajneri i futbollit!
09/09 22:52
Top News – Hamasi përgënjeshtron Izraelin. ‘Bombardimi dështoi, udhëheqësit tanë janë gjallë’
09/09 22:40
Top News – Macron emëron aleatin. Francë, kryeministri i ri me ‘hallet’ e vjetra
09/09 22:10
Top Channel/ Macron zgjedh kryeministrin e ri, ekspertët: Po luan me zjarrin, shumë pakënaqësi
09/09 21:49
Top News – Turqia i përgjigjet Izraelit: Ka adoptuar terrorizmin si politikë
09/09 21:40
Top News- Protestuesit djegin Nepalin/ Kryeministri jep dorëheqjen pas zemërimit të popullit
09/09 21:10
Top News- Izraeli godet selinë e Hamasit në Katar/ Objektiv drejtuesit të lartë të Hamasit në Doha
09/09 18:14
Top News- Me urdhërarresti ndërkombëtar/ Ekstradohen dy persona nga Shqipëria në Kosovë
09/09 18:11
Top News- Rusia rrezik jo vetëm për Ukrainën/Presidenti polka-Putin mund të pushtojë shtete të tjera
09/09 18:11
Top News – Zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor / Maduro: Populli ka të drejtë të jetë i lumtur
09/09 15:31
Top News – Apple prezanton iPhone-in e ri / Më i hollë dhe më mahnitës, vjen edhe iPhone Air
09/09 15:30
Top Channel/ Nepal, kryeministri jep dorëheqjen: Protestuesit i vënë flakën parlamentit!
09/09 15:26
Top News – Koka derri para xhamive në Paris / Nis hetimi, dënohet ‘fyerja’ ndaj myslimanëve
09/09 15:24
Top News – Londra në telashe, metroja në grevë / Banorët u kthehen biçikletave dhe anijeve
09/09 15:23
Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09 14:32
Top Channel/ “E mbyllim luftën që nesër”: Izraeli pranon propozimin e Trumpit për paqen!
09/09 14:28
Top Channel/ Kallas: Brukseli gati për masa kundër Izraelit, por na bllokojnë disa anëtarë!
09/09 14:27
Top News – Urimi ‘i pacipë’ i Trump për Epstein / Ligjvënësit publikojnë ‘librin e ditëlindjes’
09/09 13:55
Top News – Bombë mbi ‘radhën’ e pensioneve / Rusia sulmon fshatin ukrainas, të paktën 21 viktima
09/09 13:49