Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mediat në lidhje me propozimet e paraqitura nga Partia Demokrtike për amendimet kushtetuese, reformës territoriale, reformës zgjedhore si edhe vettingut të politikanëve. Balla tha se ky është një hap i rëndësishëm që opozita parlamentare po vjen me propozime konkrete dhe se ky fakt duhet vlerësuar.