Top News – Babai i Boris Johnson/ Pas Brexit-it, kërkon pasaportë franceze
02/01/2021 14:16

Pasi brexiti u jetësua nga mesnata e ndërrimit të viteve, me britaninë e madhe tashmë që ka dalë nga tregu unik i BE dhe bashkimi doganor, babai i kryeministrit britanik, Boris Johnson, tha se do të bëjë kërkesë për të marrë shtetësinë franceze. Me këtë veprim "dua të mbaj një lidhje personale me Bashkimin Evropian", tha Stanley Johnson në një intevistë për radio-stacionin francez RTL. "Unë do të jem gjithmonë evropian, kjo është e sigurt"."Kërkesa ime madje nuk ka të bëjë thjesht me të bërin francez. Nëse e kuptoj mirë, unë jam francez", tha 80-vjeçari në intervistën e zhvilluar në frëngjisht. "Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj ishte e gjitha franceze dhe gjyshi i saj gjithashtu". Stanley Johnson ka qenë një nga zyrtarët e parë britanikë në Bruksel. Në vitin 1979 ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian. Më vonë Stanley Johnsoni ka punuar për Komisionin e BE-së. Ai ishte kundërshtar i rreptë i Brexit-it deri në vitin 2016, por më pas ndryshoi qëndrim. Deklaratat e Stanley Johnsonit shkaktuan kritika, tallje dhe shpoti ndër qytetarët britanikë dhe ata të BE-së. Stanley Johnson po përfiton personalisht duke bërë kërkesë për një pasaportë të BE, tha Chris Rennard, anëtar i Dhomës së Lordëve, "diçka që i biri ,Boris nuk ua lejon më 67 milion qytetarëve britanikë." Gazeta franceze "Liberation" e quajti me humor deklaratën e Johnsonit si "një dramë familjare për të përmbyllur episodin e fundit të sagës së Brexitit". Brexiti e ka ndarë vërtetë politikisht familjen e kryeministrit Britanik. Në shenjë proteste, motra e tij Rachel Johnson, gazetare, u largua nga Partia Konservatore dhe u bashkua me Liberal Demokratët para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Kurse vëllai i Boris Johnsonit, Jo Johnson dha në 2018 dorëheqjen nga një post në kabinet, sepse doli në mbrojtje të lidhjeve më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20