Top News – Autoritetet amerikane e pranojnë: Sulmi kibernetik rus ishte i përsosur!
15/02/2021 12:38

Në fundin e vitit te kaluar, autoritetet amerikane njoftuan se një sulm kibernetik kishte shënjestruar institucione të rëndësishme të vendit, dhe për këtë u fajësua Rusia. Departamenti për Siguri Kombëtare, Departamenti i Thesarit dhe ai i Tregtisë i SHBA-së ishin në mesin e të prekurve nga sulmi, u tha atëherë duke cituar zyrtarë të paidentifikuar që kishin njohuri për këtë goditje. Presidenti i kompanisë, Microsoft-it, Brad Smith, u shpreh tani se ky mund të jetë ndoshta “ sulmi më i madh dhe më i përsosur kibernetik që ka ndodhur në botë ndonjëherë”. “Ne e pyetëm veten se sa inxhinierë kanë punuar për këto sulme, pasi analizuam gjithçka që pamë në Microsoft. Dhe dolëm në përfundimin se mund të kenë qenë më shumë se një mijë persona”, tha Smith në emisionin “60 Minutes”. Moska vetë ka mohuar çdo përfshire në këtë sulm. Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se do të duhen muaj për të identifikuar të gjitha sistemet e prekura nga kjo ndërhyrje masive e hakerave. Në fund të dhjetorit, Microsoft e pohoi se sistemet e tij ishin sulmuar, por këmbënguli se siguria e shërbimeve nuk ishte prekur. Kompanitë dhe bizneset e prekura nga ky sulm ishin në disa vende të tjera, duke përfshirë Kanadanë, Meksikën, Belgjikën, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59