Del nga burgu 45-vjeçari shqiptar Ralf Feruku, i njohur si “Taqi” dhe “Notis”! Shqiptari, i cili akuzohej për vrasjen e ndodhur në “Joy Bar” në tetor 2017, ka dalë nga burgu pas 3 muajsh, për shkak të mungesës së provave ndaj tij. Feruku kishte mohuar që në momentin e parë të prangosjes përfshirjen e tij në vrasjen në lokal, duke kërkuar që të përballej me dëshmitarët.