Gjykata e Beratit caktoi masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për Talo Çelën, i dyshuar për atentatin ndaj biznesmenit Irfan Azizi. Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit të kaluar përpara një karburanti, që është në pronë e biznesmenit. Dosja hetimore, ndaj tij pritet t’i kalojë për kompetencë SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.