Top News- Atak kardiak pas debatit me Putin/Çfarë po ndodh me ministrin e Mbrojtes së Rusisë
26/03/2022 16:40

Ministri rus i Mbrojtjes u shfaq për herë të parë në publik pas dy javësh të premten, pasi mori pjesë një takimi për buxhetin e armatimeve të Rusisë. Sipas një deklaratë të qeverisë së Kievit, Sergei Shoigu u zhduk nga sytë e publikut sepse pësoi një atak kardiak, pas një debati të ashpër me presidentin rus, i cili e fajësoi për dështimin e “operacionit ushtarak” në Ukrainë, Ministria e Brendshme të Ukrainës tha se ministri rus i Mbrojtjes pësoi një atak kardiak pas një debati me Putin dhe u shtrua në një spital ushtarak. Hera e fundit që ministri i mbrojtjes u shfaq në publik ishte në 11 mars, duke ngritur disa skenarë për një krizë në marrëdhëniet e tij me Vladimir Putin. Dy ditë më parë, më 24 mars, Shoigu u shfaq në një video me presidentin rus në pamjet e publikuara nga RIA, por nuk u dëgjua asnjë fjalë e tij. Sipas Daily Mail , për shkak të detajeve të dyshimta në vidoen e publikuar, shumë prej tyre shprehën dyshime për vërtetësinë e saj, duke lënë të kuptohet se Kremlini publikoi një video të falsifikuar për të hedhur poshtë zërat. Të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë mbi raportet e mediave dhe spekulimet se Shoigu kishte pasur probleme shëndetësore. Sergei Shoigu është një person me dalje të shpeshta publike. Putin dhe ai janë shfaqur shpesh së bashku në udhëtimet e tyre në Siberi, duke pirë çaj ose duke mbledhur kërpudha.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43