NATONjë shtetas ukrainas është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë. Sipas Prokurorisë Federale gjermane, ai dyshohet se i ka përcjellë një shërbimi sekret rus informacione mbi industrinë e mbrojtjes dhe kapacitetet ushtarake. I arrestuari dyshohet se ka mbledhur të dhëna për prodhimin e automjeteve të blinduara, municioneve dhe eksplozivëve, si dhe për personelin dhe instalimet ushtarake në vende të rëndësishme për sigurinë e krahut lindor të NATO-s. Ai u arrestua në lindje të Berlinit, nga Policia Federale Kriminale, pas informacioneve të siguruara nga agjencia e sigurisë së brendshme.