Armenia tha se, me ndërmjetësimin e Rusisë, ka arritur marrëveshje armëpushimi me Azerbajxhanin. Dy vendet u përfshinë në përleshje vdekjeprurëse gjatë ditës së martë, përgjatë kufirit të tyre të përbashkët. “Nën ndërmjetësimin e palës ruse, është arritur marrëveshje për armëpushim në kufirin lindor të Armenisë. Situata është stabilizuar relativisht”, tha Ministria armene e Mbrojtjes.