Kërkesa e Polonisë për vendosjen e armëve bërthamore amerikane në territorin e saj duket se ka alarmuar Rusinë. Kremlini ka reaguar ashpër pas deklaratave duke thënë se vendi i tij i sheh siu provokim deklaratat e bëra nga Varshava. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov thotë se gatishmëria e Poloninsë për vendosjen e kokave bërthamore të SHBA-së, është i papranueshëm.