Top News – Ardian Çapja, masë sigurie në QSUT/ Gjyqtarët e Elbasanit do udhëtojnë drejt Tiranës
31/03/2021 22:54

Seanca për masën e sigurisë për eksponentin e njohur të krimitt në Elbasan Ardian Çapja, i arrestuar pak ditë më parë nga policia, do të zhvillohet në mjediset e Kardiologjisë në QSUT, ku ai është shtruar për shkak të problemeve shendetësore. Gjyqtarët e Elbasanit do të udhëtojnë drejt Tiranës për të caktuar masën e sigurisë për 53-vjeçarin. Ardian Çapja u arrestua dy ditë më parë, si i dyshuar për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri në vitin 2012, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Florenc Çapja. Të martën aiështë shtruar në spital për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, për shkak të problemeve që shfaqi pas arrestimit. Gentian dhe Nezir Beqiri u vranë në banesën e tyre. Gentiani në atë kohë ndodhej në “Arrest shtëpie” dhe ruhej me dy policë, pasi akuzohej si autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, ku dyshohet se ai u pagua nga fisi i Çelajve. Autorët hyn brenda në banesën e familjes beqiri me pretendimin se ishin miq t saj, por sapo hyn shkuan dhe ekzekutuan Gentianin në krevatin ku ai qëndronte i paralizuar. Më pas, babin e tij, Nezirin e goditën me thikë duke e lënë edhe atë të vdekur. Vrasja e Gentian Beqirit ishte zinxhir i një seri vrasjesh në Elbasan. Zanafilla nis në vitin 2005, pas përplasjes së ish shefit të qarkullimi rrugor të Elbasanit, Fadil Mema dhe Sokol Çapjas, ky i fundit mbeti i vrarë. Disa muaj më pas, në maj të 2006, vritet kunati i Memës, Ardian Ibrahimi. Ngjarja tjetër e rëndë, do të ishte ajo e vrasjes së Gentian dhe nezir beqiri, në 2012. 3 vite më pas, përplasjet u zhvendosen në Itali, aty ku jetonte dhe punonte Fadil Mema, si gazetashitës. Ai u ekzekutua në Torino në vitin 2015. Një vit më pas, në një ambient ku qëndronin familjar të fisit Çapja dhe miq të tyre ndodhi ajo që njihet si “Masakra e Elbasanit”. Dy persona të armatosur hapën zjarr me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur tre persona, mes tyre Agron Çapjan. Në prill të 2016, ekzekutohet në një hotel në tiranë, Dritan Sheme, i afërm i Fadil Memës. Kujtojmë se Florenc Çapja, i akuzuar për atentatin ndaj Memës, arriti t’i shpëtonte drejtësisë në vitin 2019, kur gjykata e Elbasanit, vendosi të pushojë çështjen ndaj tij.

Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16
Top Channel/ Koshat e plehrave në flakë, përshkallëzohet protesta para Ministrisë
07/11 16:16
Top Channel/ Protesta kombëtare/ Protesta e të rinjve po mbështet nga partitë e opozitës
07/11 15:40
Top Channel/Sot protesta kombëtare/ U thirr nga të rinjtë dhe nga PD. Grumbullim para kryeministrisë
07/11 15:39
Top Channel/ “Ju ka mbaruar koha”, përplasje fizike mes demokratëve dhe protestuesve te Ministria e Arsimit
07/11 15:35
Top Channel/ Tri operacione të komplikuara live në QSUT, mjekët shqiptarë i kryejnë me sukses
07/11 15:25
Top Channel/ Pallati, si pas bombardimit! Dy jetë të humbura dhe 15 familje pa shtëpi
07/11 15:17
Top Channel/ Sekuestrohen 300 tonë mbetje, Prokuroria sekuestron pluhurin e rrezikshëm të Albchrome
07/11 15:16
Top News – Karakaçi vlerëson zgjerimin e bazës së Wizz Air në Aeroportin e Tiranës
07/11 15:14
Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03