Top News – Apple sjell iphone 12/ Telefoni i ri me teknologjine 5G
13/10/2020 22:17

Kompania Apple ka konfirmuar se telefonat e saj të ri iPhone 12 do të punojnë me rrjetin 5G. Kompania ka zgjeruar po ashtu edhe gamën e modeleve të prezantuara duke përfshirë edhe një mini model që ka një ekran më të vogël 5.4 inch. Kompania amerikane në fakt ka mundur t’ia hedhë paq krizës së shkaktuar nga koronavirusi në industri duke rritur shitjet e aparateve të shitura prej saj gjatë vitit të shkuar. Por disa ekspertë thonë se aparatet e reja i japin Apple mundësinë më të mirë për rritje që nga 2014, kur edhe prezantoi iPhone6. "5G do të sjellë një nivel të ri të performancës për shkarkime dhe ngarkime, transmetim video me cilësi më të lartë, ndërveprim në kohë reale dhe shumë më tepër", tha shefi ekzekutiv, Tim Cook. "Sot është fillimi i një epoke të re për iPhone", shtoi ai. Apple tha se iPhone 12 ka të njëjtën ekran me madhësi 15.5 cm, si paraardhësi i tij iPhone 11, por vetë pajisja është 11% më e hollë, 16% më e lehtë dhe ka korniza më të vogla. Kompania ka ardhur edhe me një rifreskim kozmetik këtë radhë, me anët e aparateve që bëhen më të mprehta dhe cepa më të sheshtë. Modelet iPhone 12 pro ndërkohë sjellin ekrane akoma më të mëdhenj se më parë. Prezantimi i produkteve të reja nga kompania Apple bëhet zakonisht në muajin shtator, por këtë vit u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. iPhone 12 do të dalë në shitje me një cmim prej 1 mijë dollarësh ndërsa iPhone 12 mini do të kushtojë 900 dollarë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20