Qeraja mujore për këtë apartament është plot 1650 dollarë, por ai nuk ka as tualet e as një sobë për të gatuar. Dhe apartamenti po bën që të cmenden përdoruesit e TikTok që në numra të mëdhenj po shpërndajnë një video të titulluar, Apartamenti më i keq në histori në Nju Jork. Adresa e saktë e tij është mister dhe nuk do të gjendet as në listat e pronave që jepen me qera, por kjo nuk ka penguar një video nga një studio e vogël, të shihet më shumë se 21 milionë herë. Klipi është bërë viral që kur agjenti i pronave të patundshme, Kameron Knoëlton, e postoi atë në llogarinë e zyrës së tij në TikTok, javën e kaluar. Në video, shihet një dhomë e vetme, pa tualet, pa stufë, pa frigorifer dhe me vetëm një raft të vogël.