Top News- Anije turke fundoset pas një sulmi me dron në Detin e Zi, “tërbohet” Erdogan
06/10/2026 22:51

Një anije mallrash në pronësi turke është fundosur në Detin e Zi pasi u godit nga dronë dhe u përfshi nga flakët. Anija, e cila transportonte drithë nga Ukraina drejt Italisë, ishte nisur nga porti ukrainas i Izmailit vetëm rreth tri orë para incidentit. Dy marinarë humbën jetën, 11 u shpëtuan, ndërsa një tjetër rezulton ende i zhdukur. Anija “Royad Mammadov”, e cila lundronte nën flamurin e Saint Kitts dhe Nevis, po udhëtonte drejt Ravenës kur u godit rreth 20 milje larg brigjeve të Rumanisë. Pas shpërthimeve në bord, autoritetet rumune nisën një operacion të gjerë shpëtimi me anije dhe helikopterë. Tre nga marinarët e shpëtuar u dërguan në spitalin e Konstancës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Deri tani nuk është përcaktuar zyrtarisht se kush qëndron pas sulmit. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë, duke thënë se anija civile ishte goditur nga dy dronë rusë në ujëra neutrale. Zelensky e cilësoi incidentin si një sulm të rëndë ndaj lundrimit civil dhe kërkoi rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Moskës për të garantuar sigurinë e korridoreve detare dhe eksporteve ushqimore.

Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51