Top News – Anija turke e kërkimeve/ “Oruc Reis” rikthehet në port
30/11/2020 14:14

Anija turke e kërkimeve, që është vënë në qendër të përplasjes me Greqinë për rezervat e gazit në Mesdheun lindor është rikthyer në port. Lajmi u konfirmua të hënën nga Ministria turke e Energjitikës. Anija e kërkimeve Oruc Reis është bërë simbol i oreksit të shtuar të Turqisë për të gjetur gaz natyror në ujërat e kontestuara pavarësisht kundërshtive të Greqisë dhe Qipros. E mbështetur nga fregatat e marinës turke, anija u dislokua së pari në gusht e më pas sërish në tetor, në ujërat në jug të ishullit të Kastellorizo-s në Greqi, duke sfiduar apelet e BE dhe SHBA. Ankaraja thotë se duke patur parasysh brigjet e saj të gjata në Mesdhe, pretendimi i saj ndaj ujërave sovrane në rajon është më i fortë se ai i Greqisë që bazohet thjesht tek ishulli i vogël i Kastellorizo-s. “Anija jonë ka përfunduar kërkimet e saj sizmike dy dimensionale në zonën e Demre-së që nisën më 10 gusht dhe tani është kthyer në portin e Antalias në Turqinë jugore”, shkruhej në një postim në Twitter të ministrisë turke të energjitikës. Sipas ministrisë, anija ka mbledhur të dhëna për një vijë bregdetare të gjatë 10995 km. Brukseli ka kërcënuar se do ti vendosë sanksione Ankarasë për aktivitetet e saj në rajon dhe liderët evropianë do të vendosin në samitin e 10 dhe 11 dhjetorit nëse do të bëjnë përpara me masat ndëshkuese. Pati optimizëm në shtator për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje përmes dialogut, pasi Turqia dhe Greqia, të dyja vende aleate të NATO-s ranë dakord të ktheheshin në bisedimet e ndalura që nga 2016. Por shpresat u zbehën kur Oruc Reis iu rikthye kërkimeve në tetor, një lëvizje e cilësuar nga Athina si një kërcënim direkt për paqen.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20