Aq të trishtuar sa dukeshin aq edhe iu erdhi në majë të hundës, mbulimi I gjerë mediatik që iu bë vdekjes së Princ Philipit. Bëhet fjalë për qytetarët britanikë, të cilët u shprehën shumë të irrituar që televizori I tyre u mbush vetëm me kronika të dedikuara dukës së Edinburghut. Transmetuesi publik televiziv BBC, i cili financohet me paratë e taksapaguesve, u detyrua të krijonte një hapsirw dedikuar ankesave në faqen e tij të internetit, ku teleshikuesit tw “zbraznin” acarimin rreth shtyrjes së emisioneve të preferuara televizive.