Shtetet anëtare që do të anëtarësohen në Bashkimin Europian do të mbeten nën mbikëqyrje të shtuar për sundimin e ligjit deri në 15 vite pas anëtarësimit. Sipas komisioneres për Zgjerim të BE-së, Marta Kos, qëllimi I kësaj strategjie është që blloku të mos pranojë ‘kuaj troje’ që do të aktivizoheshin pas anëtarësimit në BE. Rregullat e reja që propozon Komisioni Evropian, synojnë të mundësojnë që një shtet anëtar që shënon regres në sundimin e ligjit, të ndëshkohet më shpejt dhe më lehtë sesa ishte e mundur në rastin e Hungarisë.