Top News – Ambasadorët e BE-së, pako sanksionesh për Bjellorusinë
17/12/2020 12:48

Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord mbi një pako sanksionesh ekonomike ndaj Bjellorusisë, për shkak të shtypjes së saj kundër protestuesve të opozitës. Sanksionet shënjestrojnë 29 individë dhe shtatë firma ose organizata, thanë diplomatët më 16 dhjetor. Masat thuhet se përfshijnë ndalime për kryerjen e biznesit në bllokun me 27 anëtarë, ngrirjen e pasurive dhe ndalimet e udhëtimit. Sanksionet – paketa e tretë mbi Bjellorusinë e rënë dakord nga BE – do të miratohen zyrtarisht gjatë një takimi të Këshillit Evropian më 17 dhjetor. Lista e fundit e individëve dhe entiteteve që do të sanksionohet pritet të publikohet të njëjtën ditë në gazetën zyrtare të BE-së. Vendimi i ambasadorëve të BE-së erdhi të njëjtën ditë kur Svyatlana Tsikhanouskaya dhe liderëve tjerë të opozitës demokratike bjelloruse iu dha Çmimi Sakharov i Parlamentit Evropian. Alyaksander Lukashenko, djali i tij dhe më shumë se 50 zyrtarë të Bjellorusisë tashmë janë sanksionuar nga BE-ja. Lukashenko, i cili ka qeverisur Bjellorusinë për 26 vjet, është përballur pothuajse çdo ditë me protesta duke kërkuar dorëheqjen e tij që nga zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, për të cilat opozita thotë se ishin të manipuluara dhe të cilat Perëndimi nuk i ka njohur. Policia ka goditur me dhunë protestat pas zgjedhjeve, duke arrestuar më shumë se 27.000 njerëz. Ka pasur gjithashtu raporte të besueshme të torturave dhe keqtrajtimeve, dhe disa persona kanë vdekur.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20