Aktori Alec Baldëin është paditur të mërkurën, më 17 nëntor, për të shtënat me armë zjarri gjatë xhirimeve të filmit, Rust. Si pasojë e një incidenti me armë, Baldëin e ka lënë të vdekur kinematografen, Halyna Hutchins. Në padinë kundër aktorit, Alec Baldëin është thënë se në skriptën e filmit nuk ka pasur kërkesë për të shtëna me armë zjarri. Autoritetet janë ende duke hetuar incidentin e 21 tetorit.