Top News – Alarmi i Interpol për ‘Panterat rozë’/ Zbulohet rrjeti i hajdutëve të argjendarive
28/11/2021 13:55

“Panterat Rozë” ishte nofka që iu vu nga INTERPOL një rrjeti ndërkombëtar hajdutësh që vidhnin argjendari dhe ora. Ky rrjet kishte rreth 200 anëtarë dhe ndihmës (plus edhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë), dhe gati të gjithë vinin nga Ballkani perëndimor. Ky grup ishte autor i disa prej vjedhjeve më të mëdha dhe më të guximshme të argjendarive dhe gurëve të çmuar të të gjitha kohërave, dhe zhvillonte aktivitetin e tij në disa shtete dhe në disa kontinente. Sipas burimeve të ndryshme, ky grup ishte përgjegjës për vjedhjen e më shumë se 350 milionë eurove në ar dhe diamante. Kishte dyshime se disa nga grabitjet e kryera nga ky grup mund të ishin porositur nga persona të tretë në shtete të pasura të Evropës. Shumë nga anëtarët e grupit flisinin disa gjuhë të huaja, mbanin me vete disa pasaporta të rreme. Ata kishin përvojë e stërvitje ushatarake, dhe disa prej tyre kishin një të kaluar të dhunshme që nga koha e luftërave në Jugosllavi. Sipas një personi që kishte lidhje me këtë rrjet, një nga arsyet e angazhimit të disa personave në aktivitet kriminal ishin inati dhe hakmarrja. Duket se Panterat Rozë ishin më tepër një rrjet, sesa një grup i mirëfilltë i krimit të organizuar, pa krerë apo udhëheqje të përcaktuar qartë. Sipas një personi që e njihte mirë këtë rrjet, “struktura organizative e Panterave i ngjasonte një oktapodi”. Brenda grupit kishte edhe persona më të rëndësishëm se pjesa tjetër, dhe që mund të konsiderohen si hajdutë ‘mjeshtra’, por nuk është se ata ushtronin ndonjë autoritet apo kontroll mbi anëtarët e tjerë të rrjetit kriminal.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11