Top News – Akuzat për parregullsi në zgjedhjet presidenciale/ SHBA, kryeprokurori urdhëron hetim
10/11/2020 11:11

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr lejoi nisjen e një hetimi mbi pretendimet për parregullsi në zgjedhjet presidenciale, lëvizje kjo që nxiti një zyrtar të lartë të departamentit të Drejtësisë të japë dorëheqjen. Barr theksoi se verifikimet do të bëhen vetëm për pretendime që duken bindëse. Të tilla hetime normalisht duhen ndërmarrë nga secili shtet më vete, por për prokurorin e përgjithshëm ky nuk është një rregull i detyrueshëm. Një ditë më parë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nisi punën me njoftimin e task forcës së tij kundër Covid-19, një grup i përbërë nga mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, duke treguar kështu se synon të adoptojë një qasje të mbështetur te shkenca në përpjekjet për ta vënë në fre pandeminë, të cilët e konsideron prioritetin e vet. Por kjo ndodh në kohën kur presidenti republikan Donald Trump ende nuk e ka pranuar humbjen. Beteja ligjore, sipas zëdhënëses së tij Kaleyigh McEnany sapo ka filluar. “Zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende”, tha ajo në një konferencë për shtyp, ku lëshoi një sërë akuzash për manipulime pa dhënë sërish prova të një mashtrimi sistemATIK, i cili të mund të ketë ndikuar rezultatin. CbsNews thotë se edhe ekipi i Bidenit po merr në konsideratë veprimet ligjore nëse Trump vazhdon të bllokojë kalimin e pushtetit. Reporterët e Shtëpisë së Bardhë thonë se pavarësisht kundërshtimeve të tij, Donald Trump pritet që ta lërë zyrën në janar dhe se ka ndërmend të kandidojë sërish për president në vitin 2024.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20