Top News – Aksidenti në Gjermani/ Mes viktimave, foshnja 9 javëshe
02/12/2020 12:55

Makina e përplasur me kalimtarët në një zonë këmbësorësh në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Trier, i ka marrë jetën pesë personave, përfshirë një vogëlushe vetëm nëntë javëshe. Kjo është konfirmuar nga policia që ka arrestuar tashmë shoferin, një banor lokal 51 vjecar. Prokurorët thanë se i dyshuari kishte sasi të konsiderueshme alkooli në gjak. Autoritetet thanë se ata nuk po punonin në pistën e një aksidenti me qëllime politike apo të lidhura me besimin fetar. Kryebashkiaku i qytetit e quajti ngjarjen të tmerrshme. Dëshmitarët thanë se njerëzit ulërinin të përfshirë nga paniku dhe disa u hodhën në ajër nga makina që po udhëtonte me shpejtësi në rrugët Brotsrtasse dhe Sieonstrasse drejt portave të famshme romane të qytetit, Porta Nigra. Incidenti ndodhi në orën 13.45 minuta dhe i dyshuari e ngau makinën për 1 km duke goditur të gjithë ata që i dilnin përpara para se të ndalohej nga një makinë policie. Viktimat ishin tre gra të moshës 25,52 dhe 73 vjec. Policia tha se edhe babai 45 vjecar i foshnjës kishte humbur jetën në aksident ndërsa bashkëshortja e tij dhe djali një vjecar ishin plagosur dhe po trajtoheshin në spital. Sipas të dhënave të para, dyshohet se autori kishte probleme psikiatrike. Ai nuk kishte të dhëna të mëparshme kriminale, nuk kishte një adresë fikse dhe jetonte në makinë. Rasti ktheu në kujtesë sulmin e 2016 në Berlin, kur një militant islamik ngau një makinë të vjedhur përmes një tregu krishtlindjesh, duke i marrë jetën 12 personave dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Ai u qëllua për vdekje nga policia italiane katër ditë më pas.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20