Akademia e Forcave të Armatosura, e cila për herë të parë hapi dyert në vtin 2020, ka shfaqur interes të lartë të të rinjve për degët e hapura në shkollën që formon forcat elitë të mbrojtjes. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u takua me studentët e parë të shkollës ushtarake, për të shpërndarë Kartat e Studentit, përmes të cilave Bashkia e Tiranës ofron 1 mijë e 450 shërbime të ndryshme falas ose me çmim të reduktuar mijëra të rinjve në kryeqytet.