Top News – Tym e flakë gjatë ngritjes së avionit / ‘Problem mekanik’, panik në aeroportin e Denverit
27/07/2025 12:25

Një fluturim i American Airlines u evakuua në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit pasi përjetoi një "problem mekanik" që lidhej me një gomë, gjatë ngritjes. Videot e postuara në mediat sociale, tregonin pasagjerët që evakuoheshin nga avioni përmes daljeve të emergjencës, me flakë dhe tym që dilte nga poshtë trupit të avionit. Sipas kompanisë që operon Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, një person u dërgua në spital pas incidentit. "Fluturimi 3023 përjetoi një problem mekanik gjatë ngritjes," tha linja ajrore në një deklaratë. "Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi zbritën në mënyrë të sigurt dhe avioni u nxor jashtë shërbimit për inspektim nga ekipi ynë i mirëmbajtjes. Ne falënderojmë anëtarët e ekipit tonë për profesionalizmin e tyre dhe u kërkojmë falje klientëve tanë për këtë incident", përfundonte deklarata. Administrata Federale e Aviacionit po heton tani aksidentin. Sipas kompanisë ajrore, në bordin e avionit kishte 173 pasagjerë dhe gjashtë pjesëtarë të ekuipazhit Evakuimi është më i fundit në një varg incidentesh alarmante të aviacionit në Aeroportin Ndërkombëtar të Denverit, që është edhe aeroporti i gjashtë më i ngarkuar në botë. Një aksident që përfshinte një avion të American Airlines ndodhi në aeroport në mars kur një avion pësoi një "problem në motor" dhe bëri ulje emergjente.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16