Top News – Lufta Tajlandë-Kamboxhia vazhdon / Pavarësisht thirrjes së Trumpit për një armëpushim
27/07/2025 13:15

Kamboxhia dhe Tajlanda thanë se kishin kryer sulme me artileri në zonat kufitare të kontestuara, herët të dielën, disa orë pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se udhëheqësit e të dy vendeve kishin rënë dakord për një armëpushim. Kamboxhia tha se e mbështeste plotësisht thirrjen e Trumpit për një armëpushim të menjëhershëm ndërsa tajlanda, në anën tjetër, theksoi se ishte mirënjohëse ndaj Presidentit amerikan por nuk mund të fillonte bisedimet me Kamboxhian për sa kohë që ajo merrte në shënjestër civilët e saj, një pretendim që Pnom Peni e ka mohuar. "Kushti ynë është që ne të mos jemi një vend i tretë, por sidoqoftë jemi mirënjohës për shqetësimin e Trump", u tha gazetarëve kryeministri në detyrë i Tajlandës, para se të nisej për të vizituar zonat kufitare. "Kam propozuar një takim dypalësh midis ministrave tanë të jashtëm për të arritur kushtet për një armëpushim dhe tërheqjen e trupave dhe armëve me rreze të gjatë veprimi", shtoi ai. Kamboxhia tha se Tajlanda kishte filluar sulmet të dielën në mëngjes dhe se forcat tajlandeze po mobilizoheshin përgjatë kufirit. Tajlanda tha në anën tjetër se i ishte përgjigjur sulmeve nga Kamboxhia. Katër ditë pasi shpërthyen luftimet e para në më shumë se një dekadë midis fqinjëve të Azisë Juglindore, numri i viktimave ka shkuar në mbi 30, përfshirë 13 civilë në Tajlandë dhe tetë në Kamboxhia. Më shumë se 200,000 njerëz janë evakuuar ndërkohë nga zonat kufitare.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16