Top News – BE-SHBA, afër zgjidhjes…Ursula Von Der Leyen takon Donald Trump në Skoci
27/07/2025 12:25

Në mesin e mosmarrëveshjes për tarifat midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen takohet në Turnberry të Skocisë me Presidentin amerikan Donald Trump. Vendimi u mor pas një "bisede të mirë telefonike" me Trumpin, shkroi von der Leyen në platformën X. Ata do të diskutojnë për "marrëdhëniet tregtare transatlantike" dhe se si të mbahen ato të forta. Para se të nisej për në Skoci, Trump i kishte vlerësuar mundësitë për të arritur një marrëveshje me BE në 50%. "Do të thoja se kemi 50% mundësi, ndoshta edhe më pak, por 50% mundësi për të arritur një marrëveshje me BE", u tha ai gazetarëve. Pak çaste më vonë Trump shtoi: "Mendoj se BE-ja ka një shans mjaft të mirë për të arritur një marrëveshje." Dy ditë më parë Trump premtoi të hiqte tarifat me të cilat kishte kërcënuar importet evropiane, nëse Bashkimi Evropian hap më tej tregun e tij për Shtetet e Bashkuara. Para kësaj Kancelari gjerman Friedrich Merz kishte lënë të kuptohet se mund të jetë i afërt një dakordim në mosmarrëveshjen tregtare. Shtetet e Bashkuara kanë negociuar me BE për javë të tëra për një marrëveshje tregtare që do të shmangte tarifat prej 30% që Trump njoftoi për në 1 gusht. Afati skadon pas një jave. Në fillim të prillit presidenti amerikan shkaktoi një konflikt me partnerët tregtarë në të gjithë botën. Ai njoftoi shtesa të larta për importet nga BE dhe shumë vende të tjera, por më vonë i uli ato në 10% për t’i dhënë një shans negociatave. Deri tani, medikamentet dhe produktet farmaceutike përjashtohen. Një tarifë doganore e lartë prej 25% vlen për automjetet dhe 50% për produktet e çelikut dhe aluminit. Në të njëjtën kohë, BE-ja ka përgatitur gjithashtu kundërmasa të mundshme për mallrat amerikane me vlerë 93 miliardë euro.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16