Top News – Shuhen flakët në Kosovë / Përmirësohet situata, vetëm një zjarr aktiv në Prishtinë
27/07/2025 13:23

Agjencia e Menaxhimit të emergjencave bëri të ditur se, gjatë 12 orëve të fundit, numri i zjarreve ka rënë ndjeshëm në Kosovë, pas pasdites së të shtunës, kur tha se “situata e zjarreve ishte e rënduar”. Sipas Agjencisë, tani aktiv është vetëm një zjarr në fshatin Trudë në Komunën e Prishtinës. Kjo agjenci kishte bërë të ditur të shtunën se për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, në shumë zona të Kosovës ishin përhapur zjarre. Një zjarrfikës ishte lënduar në Ferizaj gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve. “Raporti i Qendrës Operative të Agjencisë tregon një rritje në numrin e vatrave të zjarrit, me gjithsej 101 raste të raportuara vetëm në gjashtë orët e fundit. Prej tyre, 48 janë ende aktive, ndërsa 53 janë lokalizuar”, thuhej në njoftimin e Agjencisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se gjendja është e vështirë dhe kërkon veprim të shpejtë e të bashkërenduar nga të gjitha institucionet. “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të mobilizuara për të ofruar ndihmën e nevojshme. FSK-ja është në gjendje gatishmërie të plotë dhe e gatshme të ofrojë mbështetje të menjëhershme në rast se kërkohet nga autoritetet komunale apo ato qendrore për emergjencat civile”, tha Osmani.

Top News- Protestuesi në gjendje kritike? Bluzat e bardha japin informacion për Briken Tuçin
29/11 16:41
Top News- “Asnjë akt dhune nuk justifikohet”, Policia merr vendim për policin që plagosi deputetin
29/11 16:40
Top News- Plumb gome drejt deputetit të PD, Kliti Hoti, momenti kur qëllohet nga efektivi
29/11 16:26
Top Channel/ Momenti kur deputeti Kliti Hoti qëllohet me plumb gome
29/11 16:24
Top Channel/ Momenti i plagosjes së deputetit Hoti, niset drejt policëve dhe qëllohet me plumb gome
29/11 15:20
Top Channel/ Protesta, kthehen gurët dhe gazi/ Tension edhe në ditën e Çlirimit
29/11 15:17
Top Channel/Rama: Nuk ka krizë në ndërtim/”Dikur vetëm me bojë, tani fitojmë konkurse ndërkombëtare”
29/11 15:16
Top Channel/ Projekti për barnat/ Kompani nga qeveria për furnizimin e spitaleve, bizneset kundër
29/11 15:12
Top Channel/ Reagon Avokati i Popullit/Hetimi për dhunën, të ruhen videot dhe komunikimet e policisë
29/11 15:07
Top Channel/ Arrestohet artistja me molotovë / Në pranga edhe 13 persona të tjerë, 19 nën hetim
29/11 15:03
Top Channel/ Mbeti i shtrirë mes bulevardit, deputeti Kliti Hoti lëndohet me plumb gome
29/11 15:02
Top Channel/ Sërish përplasje mes policisë e protestuesve, efektivët arrestojnë disa prej tyre
29/11 15:00
Top News- Tritol lokalit në Fier! Shpërthim me lëndë plasëse dhe në Ksamil
29/11 14:57
Top News- Flamingot ndalen në Pogradec, shijojnë liqenin për pak çast
29/11 14:52
Top Channel/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë dhe gurë, policia përgjigjet me gaz & plumba gome
29/11 14:32
Top Channel/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, efektivët kryejnë disa arrestime
29/11 14:31
Top News- “Lëshoje djalin, kriminel”, plas në protestë, policia spraj me piper drejt protestuesve
29/11 14:21
Top News- Dëbora dhe ngricat përfshijnë vendin, ARRSH: Të gjitha akset rrugore të hapura
29/11 14:07
Top Channel/ Përshkallëzon protesta para Kryeministrisë, protestuesit sulmojnë me fishekzjarrë
29/11 14:05
Top News- I ftohti përfshin vendin, ngrin verilindja e juglindja, reshje bore
29/11 13:52