Top News- Agjentët rusë kapin ‘spiunin’ francez, akuza të shumta ndaj studiuesit
25/08/2025 22:30

Një gjykatë ruse zhvilloi të hënën një seancë dëgjimore sekrete për spiunazh kundër një studiuesi francez i cili tashmë po vuan një dënim me tre vjet burg, një nga shumë të dënuarit perëndimor që nga nisja e luftës në Ukrainë. Laurent Vinatier, një studiues me një OJQ zvicerane për ndërmjetësim në konflikte, u arrestua në qershor 2024 dhe u dënua për shkelje të ligjit rus për agjentët e huaj, në një rast të cilësuar nga Parisi si "arbitrar". Ai tani është implikuar në ato që duket se janë akuza të reja për spiunazh, të cilat mbartin një dënim deri në 20 vjet burg. Megjithatë, Rusia nuk ka dhënë detaje mbi rastin dhe nuk është e qartë nëse Vinatier është akuzuar zyrtarisht apo për çfarë akuzohet saktësisht. Gazetarët e AFP-së panë Vinatierin, të veshur tërësisht me të zeza, duke u sjellë nga agjentë sigurie me rroba civile në gjykatën e Lefortovos në Moskë për një seancë dëgjimore 20-minutëshe. Çuditërisht, media shtetërore ruse - e cila zakonisht ndjek nga afër rastet e profilit të lartë që përfshijnë të huaj - nuk raportoi për seancën dëgjimore të së hënës. "Nuk kemi absolutisht asnjë informacion të ri zyrtar", tha nëna e Vinatier, Brigitte Vinatier, për AFP-në nëpërmjet telefonit para seancës dëgjimore. Franca ka kërkuar lirimin e tij dhe e ka cilësuar çështjen si "arbitrare".Presidenti francez Emmanuel Macron i ka kërkuar Rusisë të lirojë Vinatier, duke thënë se ai po mbahet padrejtësisht dhe se "propaganda" kundër tij "nuk përputhet me realitetin". Parisi është një nga mbështetësit më të fortë të Ukrainës dhe Rusia e ka veçuar Francën si një shtet veçanërisht armiqësor gjatë konfliktit.

Top Channel/ Anija kineze can bllokadën amerikane, kalon Hormuzin: Kina ofron plan paqeje me 4 pika!
14/04 10:55
Top News – NATO refuzon sërish Trump. Jo ftesës për të bllokuar portet iraniane në Hormuz
13/04 23:00
Top Channel/ Fitorja historike në zgjedhjet parlamentare, Magyar: Së bashku çliruam Hungarinë
13/04 22:46
Top Channel/ Kaos në aeroportet europiane nga sistemi i ri, preken edhe shqiptarët
13/04 22:35
Top Channel/ “Thyhet” miqësia Meloni-Trump, kryeministrja e Italisë mbron Papën
13/04 22:33
Top News – Trump kërkon 10 mld dollarë dëmshpërblim. Gjykata rrëzon padinë ndaj “WSJ”
13/04 22:30
Top Channel/ Zotimi i parë i Peter Magyar pas fitores: Nsi epoka e re për Hungarinë
13/04 22:22
Top Channel/ NATO “shuplakë” Trump, zbulohet plani i ri për Hormuzin
13/04 22:20
Top Channel/ Izraeli mbështet kërcënimin e Trump, Natanyahu: Plotësisht të koordinuar me…
13/04 22:06
Top Channel/ Bllokimi i porteve, Kremlini kritikon planin e SHBA-së: Vendime të tilla ndikojnë…
13/04 22:04
Top Channel/ U vra përpara syve të djalit të tij, reagon partnerja e 47-vjeçarit italian: Do të…
13/04 22:03
Top News – Rekordi negativ i Trump. Presidenti i parë amerikan që sulmon një Papë
13/04 22:00
Top Channel/ “Shijoni çmimet aktuale”, kryeparlamentari i Iranit i përgjigjet Trump: Me të…
13/04 21:57
Top News – Turqia e Izraeli drejt luftës në Siri? Arsyeja se përse Trump po mendon daljen nga NATO
13/04 21:00
Top Channel/ Nis bllokada në Hormuz,Trump: Kush që shkel vendimin, do të eliminohet!
13/04 20:11
Top News – NATO të rikthejë lidhjet me Trump / Turqia e shqetësuar: Të përgatitemi për të ardhmen
13/04 15:37
Top News – Mision për ‘çlirimin’ e Hormuzit / 40 shtete bëhen bashkë, Franca e Britania në bisedime
13/04 15:21
Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04 15:20
Top Channel/ Trump bëhet “Krishti Shpëtimtar”: Foto me AI pas sulmit ndaj Papës!
13/04 15:13
Top News – Rusia merr uraniumin e pasuruar iranian / Kremlini vetëofrohet ‘për hir’ të paqes
13/04 14:50