Top News – Afrika e Jugut, mbi 1 milionë raste koronavirusi
28/12/2020 12:26

Afrika e Jugut u bë vendi i parë në kontinent, që regjistroi mbi një milion raste të koronavirusit. Shifra u konfirmua nga ministri i Shëndetësisë, Zweli Mkhize. Ai tha se ky vend ka konfirmuar mbi një milion infektime dhe 26,735 viktima, që nga shpërthimi i pandemisë në muajin mars. Këto shifra vijnë vetëm disa ditë pasi autoritetet konfirmuan se kanë zbuluar një variant të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut, me përhapje më të shpejtë. Disa spitale dhe qendra mjekësore raportuan rritje të madhe të pranimit të pacientëve. Varianti i ri i koronavirusit – i njohur si 501. V2 – besohet se po nxit rritjen e infeksioneve. Ai është identifikuar nga një rrjet i shkencëtarëve të Afrikës së Jugut në provincën e Kepit Lindor dhe më pas është përhapur në pjesë të tjera të vendit. Një tjetër variant i ri i koronavirusit është zbuluar tashmë edhe në Mbretërinë e Bashkuar, por të dyja këto variante kanë evoluar veçmas. Të dyja kanë një mutacion – të quajtur N501Y – i cili është një pjesë thelbësore e virusit, që ai përdor për të infektuar qelizat e trupit. Pas Afrikës së Jugut, vendi më i goditur në kontinentin afrikan është Maroku, i cili ka konfirmuar mbi 432,000 raste dhe 7,240 viktima.

Top News – Teherani i vë kushte SHBA-së/ Ndaloni sulmet në çdo front, ndryshe s’ka paqe!
19/09 22:30
Top News – “Me kë merresh ti?” I moshuari i bëri kritikë, vajza merr familjarët, e rrahin për vdekje
19/09 22:20
Top News – Tym e flakë në Riad. Sulmohet aeroporti, Arabia Saudite në panik
19/09 22:00
Top News – Dronët fluturojnë mbi Moldavi. Autoritetet në alarm, cënohet siguria kombëtare
19/09 21:00
Top News- Mbrojtje ajrore për Ukrainën/ SHBA jep ‘dritën jeshile’, Zelensky fërkon duart i lumtur
19/09 20:00
Top Channel/ SHBA-Kinë “në prag lufte”? “Drejt konfliktit ushtarak nga një raport i rremë i AI”!
19/09 15:37
Top News- ‘Liderët e Europës duan luftë me ne’/ Presidenti Putin: Moska s’ka qëllime agresive
19/09 15:12
Top Channel/ Kur “vidhet” hajduti: Hakerët ndërhyjnë në sistemin zgjedhor të Rusisë!
19/09 15:03
Top Channel/ Uashingtoni miraton shitjen e raketave, radarëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore
19/09 14:24
Top News- Ekstremistët e Afd i shtrijnë dorën Putinit/ Tronditet Gjermania, gazi rus drejt rikthimit
19/09 13:41
Top News- Gjermania forcon flotën ajrore/ Merr avionin e parë F-35 nga SHBA
19/09 13:29
Top News- Trump rrit presionin ndaj Putin/ Miratohet projektligji, sanksione më të ashpra ndaj Rusisë
19/09 12:59
Top Channel/ “Super El Niño” mund të sjellë valë të forta të ftohti dhe dëborë në Mesdhe
19/09 12:40
Top Channel/ Niveli disproporcional i dënimeve, Joseph: Pa fjalë nga vendimi i Speciales!
19/09 12:25
Top Channel/ PISA 2025, alarm për arsimin europian, rezultatet bien në nivele historike!
19/09 12:18
Top Channel/ Festa e dasmës në Bahamas, biznesmeni i lidhur me Kremlinin pagoi qindra mijëra dollarë
19/09 12:16
Top Channel/ Gjermania “i bie hilesë”: Shtrëngon darën ndaj abuzimit me ndihmat sociale!
19/09 12:13
Top News- Oligarku rus pagoi dasmën e djalit të Trump/ Donald Jr: Nuk kishte motivim politik
19/09 12:09
Top News- ‘Po përhapin lajme të rreme’/ Trump përzë CNN, MsNow dhe Politico nga Shtëpia e Bardhë
19/09 12:07
Top News- Marrëveshje për Groenlandën / Trump ‘kënaq oreksin’ dhe ‘pushton’ ishullin pa forcë
19/09 12:03