Top News – Administrata e Bidenit/ Do shtojë vëmendjen ndaj ballkanit
03/12/2020 19:53

Dy analistë në Washington mendojnë se administrata e presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden, do ta shtojë vëmendjen ndaj rajonit të Ballkanit. Charles Kupchan, drejtor i studimeve për Europën në Këshillin prestigjioz për Marrëdhëniet me Jashtë, ka punuar për një kohë të gjatë me Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka shoqëruar atë shpesh gjatë vizitave në Europë. “Bideni e ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës i përqendruar te siguria evropiane dhe tek NATO-ja, ndryshe nga Trump, i cili në thelb u tërhoq nga integrimi evropian. Prandaj, nuk ka dyshim se të gjithë në Evropë po marrin frymë të lehtësuar. Ndoshta jo të gjithë, sepse një pjesë kanë mbajtur marrëdhënie të mira me Presidentin Trump, por ata janë përjashtim,” tha ai për Zërin e Amerikës. “Mendoj se ndryshe nga shumë politikanë që të them të drejtën nuk e dinë se ku bie Ballkani, Joe Bideni gjen gjithnjë kohë për këtë rajon. Kur punoja me të në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte gjithnjë i gatshëm të shkonte atje dhe fliste vazhdimisht në telefon me udhëheqësit e Ballkanit, “, shpjegon analisti. Janusz Bugajski, studiues në Fondacionin Jamestoën, thote se u takon vetë shteteve të Ballkanit Perëndimor që të realizojnë reformat brenda tyre, por ka shumë rëndësi që Shtetet e Bashkuara t’i inkurajojnë këto vende. “Mendoj se një riangazhim i Biden ndaj BE-së do të ndihmojë vendet që kërkojnë të anëtarësohen dhe do të bindë shumicën e politikanëve në këto vende që t’i hyjnë punës për të plotësuar kushtet e anëtarësimit, ”shprehet ai.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20