Spanja përballet me një mot të acartë që nuk ishte parë në këtë vend prej të paktën dy dekadash. Temperaturat ne qytezën Bello, te njohur dhe si Siberia spanjolle, zbritën në minus 25 gradë Celsius teksa dëbora ka zbardhur Madridin, duke detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin kryesor. Rruget e kryeqytetit spanjoll janë mbuluar nga bora e akulli.