Zelimkhan Abakarov shpallet nënkampion i Evropës në mundje në kategorinë e peshës deri në 61 kg në stilin e lirë. Në ‘Feti Borova’ në Parkun Olimpik në Tiranë ku u zhvilluar kompeticioni më i rëndësishëm i kësaj disipline sportive, mundësi kuqezi fitoi medaljen e argjendtë pasi u mund në finale nga Zavur Uguev që garoi në këtë kompeticion me flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Mundjes. U mbyll kështu rrugëtimi i jashtëzakonshëm i abakarov që pasi dominoi të gjitha raundet në kategorinë e tij në këtë Evropian deri në fazën finale ku i dhuroi mundjes shqiptare medaljen e argjendtë. Përsa i përket medaljes së bronztë ajo u fitua nga armeni harutunyan dhe italiani Vincenzo Piroddu