Rusia ka boshatisur në mënyrë të papritur, bazën e saj ushtarake në Krimenë e aneksuar prej Ukrainës në vitin 2014. CNN, duke vëzhguar pamjet satelitore, raporton se ushtria e Vladimir Putin ka zbrazur bazën ushtarake në veriunb e Krimesë. Aty ishin vendosur një numër i madh armatimesh ruse. Imazhet e kapura nga sateliti Sentinel i BE më 21 janar 2023, ku duket një numër automjetesh e pajisje të tjera ushtarake, po ashtu edhe në pamjet e kapura nga sateliti Maxar me rezolucion të lartë më 11 shkurt. Por imazhet e fundit të Sentinel 2 tregojnë se shumica e atyre automjeteve janë larguar nga baza.