Top News – A po sulmon Ukraina, Rusinë? / Reuters: Shpërthime në Belgorod, pak km larg kufirit
04/04/2022 11:43

Dy shpërthime janë dërgjuar në qytetin rus Belgorod, afër kufirit me Ukrainën të dielën, sipas dëshmitarëve që kanë folur për agjencinë e lajmeve Reuters, pak ditë pasi autoritetet ruse akuzuan forcat ukrainase se kishin qëlluar një depo karburantesh atje. Shkaku i shpërthimeve nuk është bërë ende i qartë. Një dëshmitar tha se shpërthimet ishin aq të fuqishme sa që u shkundën edhe banesat në Belgorod. Vetëm dy ditë më parë, ministria ruse e mbrojtjes tha se dy helikopterë ushtarakë ukrainas kishin qëlluar një depozitë karburanti në qytetin rreth 35 km larg kufirit me Ukrainën, pasi hynë në rusi në një lartësi ekstremisht të ulët, orët e para të së premtes. Kremlini tha se incidenti mund të dëmtonte përpjekjet e paqes ndërsa një zyrtar i lartë ukrainas i sigurisë mohoi përgjegjësinë. Një zyrtar lokal nga rajoni rreth Belgorodit, tha se kishte patur një shpërthim në fshatin Tomarovka të dielën por se askush nuk ishte dëmtuar dhe asnjë pronë nuk ishte dëmtuar. “Pati një shpërthim” tha Oleg Medvedev, kryebashkiak i Yakovlevskit, në periferi të Belgorodit. Ai nuk dha më shumë detaje për shpërthimin dhe mbetet e paqartë nëse Medvedev dhe dëshmitarët e tjerë flisnin për të njëjtin rast.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43