Kina njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë dhe vende të tjera, një përfaqësues të posaçëm për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Mes sulmesh me artileri dhe shkatërrimit të shkaktuar nga trupat ruse në Ukrainën lindore, Kina befasoi botën me njoftimin që bëri të mërkurën.