Top News -A do të ‘plasë’ lufta në Ukrainë…!/ Është radha e diplomacisë, javë intensive bisedimesh
04/01/2022 12:29

Rusia zhvillon të enjten bisedime urgjente me Ukrainën, Gjermaninë dhe Francën lidhur me grumbullimin e trupave ruse në kufi. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Interfax njoftoi se përpjekja e ripërtërirë diplomatike vjen për shkak të rritjes së tensioneve pasi sipas zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas Moska ka dislokuar dhjetëra-mijëra trupa në kufijtë e Ukrainës. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e kanë paralajmëruar Rusinë për kostot e larta të çdo ndërhyrjeje të mëtejshme në territorin ukrainas përtej rajonit Donbas të Ukrainës lindore që aktualisht kontrollohet nga forcat pro-ruse. Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron të rivendosë marrëdhëniet me Moskën dhe po planifikon një takim kokë më kokë me udhëheqësin rus Vladimir Putin më vonë këtë muaj. Zyrtarët e lartë gjermanë tashmë kanë planifikuar takimet me homologët rusë në një përpjekje për të lehtësuar tensionet gjeopolitike. Sipas një raporti të gazetës gjermane Bild, këshilltari gjerman për politikën e jashtme Jens Plotner ka diskutuar me Kremlinin një takim midis udhëheqësit gjerman dhe atij rus për më shumë se dy javë. Gazeta, e cila ka një reputacion për të nxjerrjen e lajmeve të brendshme politike gjermane përpara rivalëve të saj mediatik, raportoi se Scholz po kërkon "një fillim të ri" në marrëdhëniet me Moskën dhe dëshiron të fokusohet në politikat e energjisë dhe Ukrainën. Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë do të zhvillojnë ndërkohë bisedime në Gjenevë më 9 dhe 10 janar.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11