Policia e Shkodrës ka arrestuar pas 8 muajsh në kërkim autorin e plagosjes së Mikel Fushës. Bëhet fjalë për Elis Lekndrejaj, i cili sipas policisë është i dyshuari kryesor i ngjarjes. Ai ishte shpallur në kërkim një ditë pas plagosjes, teksa gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”.