Shtetet e Bashkuara do të do të fillojnë të ndajnë me botën të gjitha rezervat e vaksinave AstraZeneca për COVID-19, sapo kjo vaksinë të kalojë procesin federal të shqyrtimit të sigurisë, tha Shtëpia e Bardhë. Kjo do të bënte që rreth 60 milion doza të jenë në dispozicion për eksport në muajt e ardhshëm. Ky vendin e zgjeron ndjeshëm vendimin që mori administrata e presidentit Joe Biden muajin e kaluar për të ndarë rreth 4 milion doza vaksine me Meksikën dhe Kanadanë.