Antimafia italiane ka publikuar një raport për vitin 2021, pjesë e së cilit është dhe Shqipëria. Në raportin e përbërë nga më tepër se 500 faqe, thuhet se shqiptarët janë të aftë dhe tejet profesionistë kur vjen puna tek trafikimi I drogës. Ata kanë bashkëpunëtorë në vende të ndryshme të Evropës, ku mund të përmendet edhe Turqia. Grupe autoktone italiane pastrojnë para në Shqipëri, ndër të tjera Ndranghetta merr pjesë në ekonominë e vendit.