Top News – 300 mijë trupa, 1400 tanke e 250 miliardë euro / Evropa do mbrojë Ukrainën pa SHBA-në
02/03/2025 14:19

Me takimin e thirrur në Londër nga kryeministri britanik Starmer, Evropa po përgatitet të përcaktojë strategjitë për të vazhduar mbështetjen e Ukrainës, veçanërisht në dritën e një mosangazhimi të mundshëm amerikan. Në qendër të samitit është rritja e shpenzimeve për mbrojtjen dhe ulja e varësisë ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse u pranua se një ndryshim kaq i gjerë do të kërkonte kohë. Ajo që e bëri debatin edhe më urgjent ishte përplasja e nxehtë në Zyrën Ovale mes Trump dhe Zelenskit, e cila theksoi qartë dallimet e tyre në politikat për të mbështetur Kievin. Përballë kësaj pasigurie, Evropa duhet të mendojë se si të forcojë aftësitë e saj ushtarake për të garantuar sigurinë e kontinentit. Sipas një studimi nga Instituti Bruegel dhe Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, për të qenë në gjendje të mbrohet në mënyrë autonome, Evropa do të duhet të rekrutojë 300,000 ushtarë të rinj, të blejë 1,400 tanke dhe të dyfishojë shpenzimet e saj për mbrojtjen në pesë vitet e ardhshme. Në detaje, vlerësohet se do të nevojiteshin 250 miliardë euro shtesë në vit për të krijuar 50 brigada të reja dhe për të mbushur boshllëkun e shkaktuar nga një tërheqje e mundshme e forcave amerikane. Përveç kësaj, duhet të sigurohen 2000 mjete luftarake këmbësorie dhe 700 mjete artilerie. Megjithatë, studimi thekson se rritja e shpenzimeve ushtarake në 3.5% të PBB-së, siç vlerësohet nga NATO, do të ishte e mjaftueshme vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të ruanin praninë e tyre në Evropë. Mesazhi është i qartë: nëse Uashingtoni do të reduktonte angazhimin e tij, Evropa do të duhej të bënte një përpjekje të paprecedentë për të garantuar sigurinë e saj.

Top News – Rrezik për një konflikt Rusi-Estoni/ Dronë ukrainas në ajër, Moska: Po nxisni luftë
23/11 22:50
Top News- ‘Europa gati të negociojë me Rusinë’/ Rutte e Merz: Të mbrojmë territorin e NATO-s
23/11 22:50
Top Channel/63 vite nga vrasja e Kennedy, atentati që tronditi SHBA dhe misteret që vazhdojnë sot
23/11 22:37
Top News – Zelensky do Ukrainën në NATO/ Sekretari Mark Rutte i pret hovin: Jo të gjithë janë dakord
23/11 22:30
Top News- Estonia mbylli kufinjtë tokësorë/ Moska akuza se po nxit një konflikt të drejtëpërdrejtë
23/11 22:15
Top News – Krishtlindjet mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë/ Bredhi mbi 5 metra i Zonjës së Parë
23/11 22:07
Top News-Taksa për të pasurit, tërhiqet Meloni/ Norma më të larta kush zhvendoset në parajsa fiskale
23/11 21:51
Top News – Mbyllja e kapitujve me BE/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë
23/11 20:30
Top News – Irani ‘i vë gjobë’ SHBA-së. Kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim
23/11 20:00
Top Channel/ NVIDIA fal tradhtitë, Huang rimerr detyrën si CEO, Trump: Nuk përbën kërcënim
23/11 19:55
Top News – ‘Ne e goditëm anijen ruse’. Zelensky e pranon, por s’tregon nga u nisën dronët
23/11 18:02
Top News – Huang, sërish në krye të NVIDIA/ 11 ditë pas dorëheqjes rimerr postin e CEO-s
23/11 17:26
Top Channel/Miley Cyrus martohet në fshehtësi/ Këngëtarja 33-vjeçare kurorëzon dashurinë
23/11 16:21
Top Channel/ Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: IA mund të zëvendësojë njerëzit
23/11 15:56
Top Channel/“Të pret vdekja”,alarm për bomba në qindra shkolla të Gjermanisë:Frikë dhe në Danimarkë!
23/11 15:53
Top News – Akuzon Ukrainën për terrorizëm / Kremlini paralajmëron: Deti Baltik po “zien”
23/11 15:23
Top News – Avionët ndalen në tokë në Belgjikë / Anulohen qindra fluturime, grevë kundër kursimeve
23/11 15:08
Top News – Gjigantët gjermanë ‘shtrëngojnë rripin’ / ‘Fillimi i fundit’ të prodhimit të automjeteve
23/11 14:57
Top News – I ftohti po vjen, frikë në Evropë / Rriten çmimet e gazit, pritet mungesë furnizimesh
23/11 14:56
Top Channel/ Substancë e panjohur gjatë koncertit në Manchester: 12 mijë të evakuar, 50 të lënduar!
23/11 14:34