Bashkimi Evropian do të trajnojë 30 mijë ushtarë ukrainas. Lajmi u konfirmua nga shefi i politikës së jashtme të bllokut evropian, Josep Borrell, i cili thotë se Rusia e ktheu luftën në Evropë, por se Ukraina po vazhdon të luftojë. “Gëzohem të njoftoj kryeministrin Denys Shmyhal se Misioni i Ndihmës Ushtarake të BE-së do të trajnojë edhe 15 mijë ushtarë ukrainas shtesë, duke e çuar numrin total të personelit të trajnuar në 30 mijë”,shkruan Borrell në një postim në Tëitter..