Teksa tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë rritur ndjeshëm dhe perëndimi flet për data pushtimi nga rusët, mediet ndërkombëtare kanë publikuar 3 skenare të mundshme të një ofensive. Sipas medieve ndërkombëtare, një nga skenarët e mundshëm është rrëzimi I qeverisë aktuale të Kievit, për ta zëvendësuar atë me një qeveri pro ruse, teksa zërat nga zyrtarë ukrainas që mbështesinë Rusinë nuk mungojnë. Ky skenar mund të përfshijë edhe njësitë e sigurisë dhe të inteligjencës në Ukrainë, si dhe njësi nga ato që janë angazhuar në stërvitjet ushtarake që po zhvillohen aktualisht në Bjellorusi.