Autoriteti kombëtar i sigurisë kibernetike ka bërë publike të dhënat përfundimtare sa i përket sulmeve kibernetike të cilat goditën disa sisteme të vendit , përgjatë periudhës prill-qershor të këtij viti. Në këtë fashë tre mujore, u regjistruan 29 incidente kibernetike të cilat sipas AKSK, janë menaxhuar me sukses nga ky autoritet.