217 persona janë arrestuar dhe 2,700 të tjerë janë shoqëruar në Francë, është numri zyrtar I dhënë nga Ministri i Drejtësisë Gérald Darmanin, pas dhunës dhe plaçkitjeve që përfshinë vendin gjatë fundjavës së 17-18 tetorit 2026. Zyrtarët francezë deklaruan se përgjithësisht të arrestuarit janë të moshës 18 deri në 25 vjeç, shumica e të cilëve nuk kanë pasur probleme me sistemin e drejtësisë. Ministri I drejtesise franceze, mbështeti gjithashtu pezullimin e të drejtës së votës për të pandehurit. Ai tha se dikush qe sulmon oficerët e policisë dhe xhandarët, që plaçkit bizneset, nuk duhet të ushtrojë të drejtat e tij politike në zgjedhjet e ardhshme.