Top News – 200 mln vaksina për bllokun/ BE dhe AstraZeneca arrijnë marrëveshje
03/09/2021 19:27

Kompania farmaceutike AstraZeneca dhe Komisioni Evropian kanë arritur marrëveshje për shpërndarjen me 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke i dhënë fund mungesës së dozave të vaksinës së kësaj kompanie. Mosmarrëveshjet mes AstraZenecas dhe Bashkimit Evropian më herët gjatë këtij vitit, shkaktuan krizë, ku shumë shtete, që ishin nën presion që ta përshpejtonin fushatën e vaksinimit, patën mungesë të dozave. Po ashtu, mosdërgimi i këtyre dozave krijoi raporte të tensionuara mes BE-së dhe AstraZenecas. Sipas marrëveshjes së arritur më 3 shtator, AstraZeneca është zotuar se do të shpërndajë 60 milionë të vaksinës së saj, të quajtur Vaxzevria, deri në fund të çerekut të tretë të këtij viti, 75 milionë të tjera deri në fund të çerekut të katërt të vitit dhe 65 milionë të tjera deri në fund të çerekut të parë të vitit 2022. Nëse përfshihen edhe dozat që kanë arritur në BE, atëherë i bie që blloku evropian do të pranojë në total prej 300 milionë dozave të vaksinës AstraZeneca. Në prill, Komisioni Evropian kishte nisur procedura ligjore ndaj AstraZenecas për shkak të mosrespektimit të kontratës, pasi kjo kompani tha se kishte probleme që të shpërndante vaksinat, ashtu siç ishte paraparë në kontratë. Ky trup i BE-së tha se sipas marrëveshjes së re, shtetet anëtare do të marrin furnizime të rregullta me vaksina dhe nuk do të ketë vonesa. Shtetet e BE-së, që kanë nivel më të ulët të vaksinimit, do të jenë të parat që do të përfitojnë vaksina nga kjo marrëveshje, tha Komisioni Evropian.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23