Mbyllen procedurat e legalizimit të punonjësve të parregullt, sipas nenit 103 t dekretligjit të 19 majit të vitit 2020, të njohur ndryshe si dekreti rinisja nga qeveria italiane. Nga thuajse 210 mijë kërkesat e paraqitura, rreth 17 mijë janë për shtetas shqiptarë. Kjo bëhet publike nga Raporti i fundit mbi ecurinë e procedurave të legalizimit të të huajve të parregullt që punojnë në bujqësi, blegtori, peshkim e pranë familjeve i ministrisë së Brendshme italiane i botuar së fundmi.