Top News- 1600 emigrantë të mbytur në Mesdhe / Tragjeditë nuk ndalen, shifër tronditëse për 2020-ën
26/11/2021 12:32

Mbytja e një varke me mbi 30 persona në bord këtë javë shënoi tragjedinë më vdekjeprurëse deri më tani në Kanalin e La Manshit. Por tragjedi të tilla me emigrantë nuk janë të pazakonta në ujërat përreth kufijve jugorë të Evropës. Vetëm këtë vit, zyrtarët e OKB-së vlerësojnë se 1600 persona kanë vdekur ose rezultojnë të zhdukur në Detin Mesdhe, që shërben si porta kryesore hyrëse drejt Evropës për emigrantët që përpiqen të kalojnë me ndihmën e trafikantëve. Numri i viktimave është më i lartë se vitin e kaluar, por jo i pashembullt unikal. Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM) vlerëson se 23 mijë persona kanë humbur jetën që nga viti 2014, gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun me varka të pasigurta apo gomone. Numri i viktimave arriti kulmin në vitin 2016, me mbi 5 mijë. Gjatë së njëjtës periudhe shtatë vjeçare, rreth 166 persona kanë vdekur në kanalin e La Manshit. Javën e kaluar, 85 persona humbën jetën në dy incidente të veçanta, ndërsa përpiqeshin të arrinin në Itali nga Libia. Këto tragjedi morën pak vëmendje në Evropë. Këtë vit, trajektorja më e ngarkuar dhe me më shumë viktima për të emigruar drejt Evropës është përmes Mesdheut qendror, ku njerëzit udhëtojnë me varka të mbingarkuara nga Libia dhe Tunizia, dhe ndonjëherë nga Turqia, drej Italisë. Rreth 60 mijë persona kanë mbërritur në Itali në rrugë detare këtë vit. Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, rreth 1200 kanë vdekur apo janë zhdukur gjatë udhëtimit. Numri i të zhdukurve është vlerësuar bazuar në informacionin e marrë nga të mbijetuarit apo nga varkat e përmbysura.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11