Mjetet e ushtrisë ruse kanë parakaluar nëpër rrugët e Moskës ndërsa përgatiten të marrin pjesë në paradën ushtarake që shënon fitoren e luftës së dytë botërore, më 9 maj. Ndërsa autoritetet në disa rajone kufitare thanë se do ti anashkalojnë paradat e ditës së fitores, moska vazhdon përgatitjet për një paradë e cila do të demonstrojë fuqinë ushtarake të rusisë në sheshin e kuq në Moskë, kur ka kaluar më shumë se një vit nga pushtimi i ukrainës.