Top News – 10 mijë forca në ruajtje të Papës/ Mbërrin në Irak, mesazhe kundër ekstremizmit
05/03/2021 21:18

Pavarësisht se e gjithë bota është mbërthyer nga frika e koronavirusit mesa duket kjo gjë nuk e ka ndaluar Papa Françeskun të zhvillojë vizitën e tij zyrtare në një vend aq delikat siç është Iraku. Si gjithmonë Papa kujdeset që të shpërndajë kudo mesazhet e tij dhe ka bërë thirrje për t'i dhënë fund dhunës dhe ekstremizmit. Sigurisht që askush nuk mund të mohojë sa e rrezikshme është kjo vizitë por çuditërisht ka qenë vetë 84-vjeçari që ka këmbëngulur. Ai shpreson të nxisë dialogun ndërfetar, teksa ka takuar klerikun mysliman më të nderuar të Irakut. Rreth 10,000 forca të Sigurisë Irakiane u vendosën për të mbrojtur Papën dhe për më tepër ishte vetë kryeministri i Irakut Mustafa al-Kadhimi e cili e priti atë në aeroport, me një tapet të kuq. Papa Françesku tha se ishte shumë i kënaqur që kishte shkuar në Irak, madje e përshkroi atë si "djepi i civilizimit". "Le të heshtë përplasja e armëve ... le të ketë fund të akteve të dhunës dhe ekstremizmit, fraksioneve dhe intolerancës!" tha ai. Udhëtimi i Papa Françeskut është i pasur me simbolikë, por i mbushur me rrezik, jo vetëm shqetësimet e sigurisë së një vendi të shkatërruar nga konfliktet ndërfetare dhe sektare, por edhe për shkak të niveleve të larta të të infektuarve më Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11